Skënderbeu, ndeshja e kthimit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skuadra e Skënderbeut është nisur sot drejt Zagrebit, atje ku ditën e marte ne orën 20-45 te mbrëmjes do te luaj aktin e dyte te play offit te Uefa Champions League përballe vendasve te Dinamo Zagreb. Pas rezultatit te pare 1-2 ne ?Elbasan Arena? shpresat per nje kalim te mundshëm ne fazën e grupeve jane te pakta, gjithsesi kampionet e Shqipërisë deklarojnë se udhëtimi drejt Kroacisë nuk do te jete thjesht nje shëtitje. Kjo duket edhe nga deklaratat e trajnerit Josa, i cili ka këmbëngulur se skuadra e tij jo thjesht do te mbrohet ne ketë sfide, por edhe do te sulmojnë drejt portës kundërshtare. Korçaret vine ne ketë sfide me disa ndryshime nga takimi i pare. Renato Arapi pas pezullimit rikthehet qe nga minuta e pare ne krahun e majte te mbrojtjes. Trajneri kërkon te mos rrezikoje me Hamdi Salihin pasi nuk është riaftësuar plotësisht, duke i dhëne nje shans bullgarit Hristov ne repartin ofensiv. Dyshimi i vetëm eshte Berisha edhe pse mesfushori i ka kaluar shqetësimet fizike. Ndërkohe nigeriani Olainka edhe pse i është bashkuar skuadrës nuk pritet te jete pjese e formacionit baze. Për pjesën tjetër Shehi do te jete ne porte, ne prapavije Vangjeli Jashanica Radas, ne mesfushe kapiteni shkëmbi, Lilaj, Nimaga dhe Latifi. Takimi qe do te drejtohet nga nje treshe gjyqtaresh italiane me kryesor Xhanluka Roki do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring, kanali Tring Sport Hd