Pranga prokurores kosovare, abuzoi me detyrën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një prokurore e Krimeve te Renda ka rene ne prangat e policisë kosovare. Vahide Badivuku është arrestuar orët e para te mëngjesit te kësaj te diele, se bashku me dy persona te tjerë me dyshimin per përfshirje ne korrupsion, marrje ryshfeti, shpërdorim detyre dhe krim te organizuar. Ajo ka përfituar nje shume prej 22 mije eurosh ne këmbim te heqjes se sekuestros se disa automjeteve ne nje çështje te drejtuar prej saj. Arrestimi është kryer ne bashkëpunim me prokurorinë Speciale te Kosovës. Dy te ndaluarit e tjerë jane ndërmjetës ne ketë afere. Gjatë kontrollit në vendkalimin kufitar te Merdares, prokurores i është gjetur shuma prej 5.000 euro. Prokurorja Badivuku, dyshohet te jete përfshirje gjithashtu edhe ne disa raste te tjera korrupsioni.