Kompetencat e bashkive të reja - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edukatoret, zjarrfikëset, Drejtoritë Bujqësore jane te parat kompetenca qe do te kalojnë nga pushtetit qendror drejt kryetareve te 61 bashkive. Drejtori i Agjencisë per Zbatimin e Reformës Territoriale Artan Shkembi, sqaron se te gjitha ministritë po punojnë per te vendosur se cilët janë sektorët qe njësite vendore do te marrin nen administrim. Sipas Shkëmbit është mbyllur faza e emergjencës qe parashikonte bërjen funksionale te llogarive ne thesar dhe tatimet, se bashku me vulat e reja te bashkive e tashme po punohet për bazën ligjore dhe kompetencat ne baze te te cilave do te funksionojnë njësite ne fillim te vitit te ardhshëm.?Ne fushën e arsimit kryetaret e bashkive do te kenë me shume mundësi, sepse ata do te emerojne dhe shkarkojnë, dhe do te administrojnë personelin jo mësimor te shkollave, janë edukatoret e kopshteve qe do te thotë rreth 7 mije punonjës te arsimit qe deri tani janë administruar nga qeverisja qendrore do t?i kalojnë bashkive. Parashikohet qe sistemi zjarrfikës te kaloje ne varësi te pushtetit lokal, bordet e kullimit dhe drejtoritë e bujqësive te kalojnë ne administrim te pushtetit lokal?.Por ndërsa kryetaret e bashkive do te marrin kompetenca te reja nga pushtetit qendror ne disa raste do te lëshojnë terren ne favor te tij. Sipas Shkembit po merret ne konsiderate nje ligj i ri per financat vendore ne mënyrë qe taksat te mblidhen nga qeveria e po ashtu po shihet mundësia e shkrirjes se policisë bashkiake.?Opsionin qe dominon me shume është shkrirja e policisë bashkiake, jo për faj te policisë bashkiake, por ndoshta për faj te ligjit, te kompetencave te strukturave te organizimit te tyre dhe te mundësive qe ato kane. Policia bashkiake deri me sot nuk ka qene ne gjendje te kryeje funksionin e saj, por një strukture e tille brenda policisë se rendit do te ishte shume efikase.?Konstituimi i Bashkisë se Shkodrës përmbylli procesin e konstituimit te 61 bashkive dhe pjesa me e madhe e tyre kane filluar nga puna me çështjet me emergjente si përgatitja për vitin e ri shkollor apo mbajtja e disa premtimeve elektorale, megjithatë periudha deri ne fund te këtij viti konsiderohet si tranzitore, pasi njësive iu duhet te punojnë me buxhetet ekzistuese dhe me ndihmën financiare te qeverise deri ne fillimin e 2016, kur secila prej njësive do te kete kompetenca te reja dhe nje terren me te qarte për te punuar.