Nisma “adopto një çerdhe” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë se Tiranës Erion Veliaj i është bashkuar kete te djele nje grupi vullnetaresh qe po japin ndihmësen e tyre për te sistemuar cerdhen 19 ne kinostudio. teksa shprehu mirënjohjen për vullnetarët që i?u përgjigjen thirrjes se bashkisë, Veliaj tha se kur një qytet ka probleme me financat, s?duhet të ketë probleme me bujarinë dhe zemërgjerësinë e atyre që duan të japin një kontribut.?Dua të bëj një thirrje publike: Fundjavën tjetër, prindërit që sjellin fëmijët në këto çerdhe, çdo anëtar i komunitetit që do të jetë vullnetar, mund të vijë në një nga çerdhet që po riparohet, të na japë një dorë, mund të dhurojë diçka, lule, lodra, ose orë pune?, u shpreh Veliaj. Sipas tij, kjo është mënyra më e mirë se si komuniteti i përgjigjet situatës financiare në Bashkinë e Tiranës dhe çështja e borxhit kompensohet me bujari e me zemërgjerësi, të cilën qyteti e ka pa fund.Në kushtet e pamundësisë financiare, për shkak të borxhit të trashëguar nga administrata e kaluar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpalli disa ditë më parë nismën ?adopto një çerdhe. ne kete mënyrë kërkohet mbështetje për kthimin në funksionalitet të plotë të tyre.