Reformat pezull në Greqi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne Greqi kane ngritur pikëpyetje per zbatimin e reformave, per te cilat vendi është angazhuar përpara kreditoreve. Qe ato te mos rrezikohen nevojitet nje qeveri e re koalicioni qe t?i mbështesë. Situata politike ka arritur nivele shqetësuese me largimin e 25 deputeteve te partisë Syriza ne nje force te re te drejtuar nga Panagiotis Lafazanis. Sipas analisteve ne Greqi, ne këto kushte per 6 jave reformat do te mbeten pezull. Tashme ndarja mes mbështetësve dhe kundërshtareve te marrëveshjes se ndihmës per Greqinë është e dukshme, por përçarja do te rritet me shume mes votuesve besnike te Syriza-s dhe atyre qe do te mbështesin partine e re te rebeleve, ?Uniteti Popullor?. Kjo force gjate fushatës elektorale do te argumentoje se është ajo dhe jo Syriza kundërshtare e masave te ashpra, ndërsa do te synoje te marre edhe votuesit skeptike te se majtës. Ata kundërshtojnë shkurtimet e mëtejshme ne sektorin publik, ristrukturimin e pensioneve dhe privatizimin. Kryeministri Cipras nuk i mbajti premtimet me te cilat erdhi ne pushtet dhe nese zgjedhjet nuk do te prodhojnë fitues te qarte dhe ai s?mund te formoje nje qeveri shumice, situata do te ndërlikohej. Analistet thonë se dorëheqja e Cipras, edhe pse i dha fund luftës brenda partisë, pakësoi shanset per nje rimëkëmbje te shpejte te ekonomisë.

Free Traffic Exchange