http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Organizimi i festave lokale është nje prej rrugëve qe Bashkia e Tiranës ka zgjedhur per te promovuar produktet bujqësore te zonës Zall Herrit. Gjate prezantimi te administratorit te kësaj njesie Arben Maloku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi premtoi me shume vëmendje per sektorin e bujqësisë.Andi Seferi:Produktet e zonës do të dalin në pah përmes festave lokale, të cilat do të kthehen në një traditë promovimi produktesh bujqësore. Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se Zall-Herri është një nga furnizuesit më të rëndësishëm dhe të sigurt për produkte si ulliri, vaji, mjalti apo qumështi.Bashkia ka premtuar vendosjen e standardeve te barabarta për te gjithë qytetaret e Tiranës, pavarësisht ku jetojnë, ndërsa ka paralajmëruar masa te ashpra ndaj atyre qe shkelin ligjinAldrin Dalipi:Një nga problematikat e zonës është çështja e disa rrugëve të rëndësishme që lidhin fshatrat. Së shpejti, nisin përgatitjet për buxhetin e ri të Bashkisë së Tiranës, ndaj duhet të përgatiteni për projekte konkrete që t?i buxhetojmë dhe të nisim nga puna.Edhe banoret e Zall Herrit janë ftuar nga drejtuesit e Bashkisë se Tiranës te bëhen pjese e pastrimit te qytetit ne 4 shtator.