http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Europa po përballet me krizën e emigranteve, Gjermania nuk përjashton mundësinë e pezullimit te marrëveshjes Shengen, qe garanton lëvizjen e lire ne shume shtete europiane. Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere deklaroi për rrjetin BBC se kjo marrëveshje rrezikohet, nëse askush nuk u përmbahet ligjeve.Ai i beri thirrje Britanisë te pranoje me shume emigrante, ne nje kohe qe vendi i tij ka marre 800 mije kërkesa per azil vetëm gjate ketij viti. Britania ka nje rol special, edhe pse nuk është pjese e Shengenit, por te gjitha vendet e BE duhet te jene me te ndërgjegjshme per pergjegjesite qe kane. Ne zonën Shengen përfshihen 26 shtete evropiane, kryesisht pjese e BE, qe kane hequr kontrollet ne kufi dhe zbatojnë rregulla te përbashkëta te azilit, por sipas ministrit gjerman, marrëveshja po rrezikohet nga vende qe kane dështuar te zbatojnë Rregulloren e Dublinit. Parimet e lëvizjes se lire janë vene ne rrezik per shkak te valës se paprecedente te emigranteve dhe de Maiziere kërkon nje zgjidhje urgjente nga Europa. Por ndryshimi i politikes se kufijve te hapur te BE do te kërkonte ndryshim te traktatit.