Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi administratorin e njësisë Farkë, Admir Abrija, ku deklaroi se në Farkë do të ndërtohet terminali lindor i autobusëve, si një mënyrë për të disiplinuar trafikun e Tiranës dhe për të shmangur ndotjen që shkaktojnë automjetet.