http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Askush nuk del ne parim kundër aksionit te shpallur nga qeveria kundër informalitetit dhe evazionit, por ka këndvështrime te ndryshme per shtrirjen e kësaj beteje, e veçanërisht per pikënisjen e saj. Per kryetarin e Komisionit te Ekonomisë Erjon Brace, suksesi i operacionit kundër informalitetit do te varet nga kontrolli tek kompanitë e mëdha qe operojnë ne sektorë kyç te ekonomisë shqiptare. Sipas Braces ky aksion duhet te përfshije te gjithë zinxhirin e biznesit nga me i vogli tek me i madhi, por ai nuk do te ishte asnjëherë i plote, nëse tatimoret nuk do te trokasin ne dyert e bizneseve qe operojnë ne sektorin minerar dhe ate te naftës.?Po e filloj me mineralet, dhe po ua përsëris qe neqoftese nuk fillon nje operacion i qarte, ne vëmendje edhe te nje kontrollit te larte te shtetit qe unë e kam marre gjate këtyre ditëve, e kam lexuar; dhe natyrisht me vjen mire qe ka konfirmuar gjithë çfarë ne kemi thëne gjate kohës qe kemi qene ne opozite, por natyrisht qe kërkon edhe masa edhe veprimin e qeverise për te shmangur evazionin fiskal, veçanërisht ne sektorin e naftës; prodhimit te naftës ne vend dhe eksportit te naftës ne vend. Duke filluar nga kompania me e madhe ?Bankers Petroleum? e deri tek me e vogla qe operon ne ketë fushe. Ashtu siç kontrolli duhet te shtrihet ne kompanitë e përpunimit te naftës ne vend, te cilat natyrisht duhen vendosur nen regjim fiskal dhe natyrisht duhet marre prej tyre ai detyrim ligjor qe është i shkruar qartësisht sipas ligjeve ne fuqi. Për te vazhduar me kompanitë e kromit ne këtë vend, për te vazhduar me kompanitë e telefonisë per te vazhduar me bankat dhe me çdo sipërmarrje te madhe ne këtë vend, qe natyrisht ka edhe volumin me te madh te biznesit te saj ka natyrisht edhe arkëtimet me te medhaja ne kete vend dhe natyrisht për fat te keq deklaron vazhdimisht e vazhdimisht fitime gjithnjë e me te vogla ne këtë vend?.Me këtë qëndrim Brace ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, se aksioni do te drejtohet vetëm kundër biznesit te vogël e te mesëm, por kryetari i Komisionit te Ekonomisë i është kundërpërgjigjur edhe akuzave qe kane ardhur këto dite nga PD per mungesën e 160 milion dollarëve ne arkën e shtetit, duke i kujtuar se vetëm ne vitet 2009 dhe 2010 mosrealizimi i te ardhurave ka kapur vlerën e 450 milion dollarëve.?Unë kam nxjerre për shkak se isha duke punuar vetëm dy vite, vitin 2009 dhe vitin 2010. realizimet e buxhetit te shtetit dhe krahasimin e fundit, faktikut, te vitit 2009 me projeksionin e buxhetit te shtetit te miratuar ne vitin respektiv, ne fillim te vitit. Dhe po ju them qe vetëm per vitin 2009 nga total i te ardhurave mungojnë 15 miliardë leke dhe me kursin e atëhershëm bejne me shume se 170 milion dollarë. Ne vitin 2010 mungojnë nga te ardhurat totale te buxhetit te shtetit dhe pastaj edhe nga te ardhurat tatimore 29.7 miliardë leke dhe 29.7 miliardë leke me kursin e atëhershëm bëjnë me shume se 310 milio...