Gjykata e Lartë rrëzon lirinë për Frrokun - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti i arrestuar Mark Frroku ka rikthyer ketë te premte ne pune anëtaret e Gjykatës se Larte, për te shqyrtuar kërkesën e tij per ndryshim te masës se sigurisë nga ?arrest me burg? ne ?arrest shtëpie?. Kristiandemokrati kishte vene si garanci shumen prej 10 mije eurosh. Gjithashtu deputeti kërkonte nga kjo gjykate te miratonte lejen për te marre pjese me 19 tetor ne gjyqin qe po zhvillohet ndaj tij ne Belgjike. Seanca u zhvillua me dyer te mbyllura, ndërsa akuza kërkoi nga gjykata te rrezoheshin te dyja kërkesat e deputetit, me argumentin se nuk ka ndryshuar asnjë rrethane për te dhëne nje mase tjetër sigurie. Kolegji i Gjykatës se Larte i kryesuar nga Artan Broci vendosi te refuzoje lirimin me kusht, vendim i cili ngjalli reagimin e avokatit mbrojtës te deputetit, i cili tha se do i drejtohen Gjykatës se Strasburgut. Deputeti kristiandemokrat akuzohet për nje vrasje te ndodhur ne Belgjike ne vitin 1999. Çështja është duke u gjykuar dhe ne 19 tetor është caktuar seanca e radhës. Ndërkohe Frroku është marre edhe i pandehur për kallëzim te rreme ne lidhje me çështjen Doshi.