http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta ndaj informalitetit e paralajmëruar nga qeveria, ka bere qe biznesi te reflektoje menjëherë. Ne Qendrën Kombëtare te Regjistrimit ditët e fundit është vene re rritja numrit te subjekteve. Ne muajt korrik dhe ditët e para te gushtit numri është dy here me i madh krahasuar me te njëjtën periudhe te vitit te kaluar. Drejtorja e QKR- Vasilika Vjero ka përsëritur apelin drejtuar bizneseve te regjistrohen dhe te heqin dore nga informaliteti. Te gjithë bizneset mund te regjistrohen pranë sporteleve kombëtare te regjistrimit ose nëpërmjet portalit online.