Dështimi me taksat e tatimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Administrata fiskale duket se ka dështuar nder vite ne mbledhjen e disa taksave dhe tatimeve. Behet fjale për sigurimet shoqërore, per tatimin mbi te ardhurat ose siç njihet ndryshe tatimi mbi pagën, tatimi mbi vlerën e shtuar si dhe akcizat. Janë këto taksat ku informaliteti apo evazioni është i larte dhe pritet qe dhe aksioni i qeverise te nise pikërisht ne këtë drejtim. Për biznesin fajin e ka politika fiskale. Ndërsa ekspertet e argumentojnë këtë situate me korrupsion e larte ne administratën fiskale, si dhe me mbështetjen qe biznese te caktuara kane nga politikanet. Edhe pse qeveria ka paralajmëruar nje aksion ndaj bizneseve per te reduktuara informalitetin, vete sipërmarrësit nuk e kane mbështetur iniciativën, pasi sipas tyre efekte pozitive nuk mund te arrihen me force.

Free Traffic Exchange