Çmimi i naftës, rekord në bursa - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
A do te kete ulje te çimimit te naftës ne Shqiperi? Përgjigja e kësaj pyetje vjen nga aktoret e tregut, te cilët thonë se ne shtator parashikohet nje ulje e çmimit. Ne bursat europiane nje fuçi nafte ka arritur këtë te enjte ne 47 dollarë, nivel rekord ky, i cili u arrit edhe ne janar te këtij viti. Por edhe pse ky është çmimi me i ulet ne 6 vitet e fundit, tregu vendas mbetet i palëkundur, duke mos reflektuara këtë tendence. Aktualisht nje litër nafte ne treg shitet mesatarisht nga 180 deri ne 188 leke, njësoj kur një fuçi nafte shitej me 120 dollarë. Bizneset e tregut thonë se kjo situatë ka disa shkaqe, një prej tyre është forcimi i dollarit amerikan. Shkaku i dyte është politika fiskale, e konkretisht taksa e qarkullimit. Ndërsa si argument te trete bizneset rendisin edhe rezervat e detyrueshme, prej 90 ditësh qe ata duhet te kenë. Parashikohet qe me përfundimin e rezervave, biznesi te reflektojë çmimet e ulura. Sipas raporteve ndërkombëtare ne jemi vend i 9 ne bote, me çmimin me te shtrenjte te tregtimit te naftës.