Rama për aksionin kundër informalitetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dalja e pare e kryeministrit Edi Rama pas pushimeve verore i është kushtuar betejës se re te qeverise kundër informalitetit, ne nje takim me punonjësit e tatim taksave. Sipas te dhënave te qeverise 1 ne 3 biznese, ose nuk është i regjistruar, ose nuk është i pajisur me kase fiskale, ose nuk e përdor ate dhe ky realitet ka bere qe per kabinetin e drejtuar nga Edi Rama lufta kundër informalitetin te jete aksioni me i vështire, i cili do te nise nga biznesi i madh. Rama ka apeluar qe ne këtë beteje biznesi te mos trajtohet si armik, duke theksuar se nga rezultatet e aksionit varet e gjithe ekonomia e Shqipërisë. Por paralajmërimet me te forta Rama i ka rezervuar per administratën doganore e tatimore, te cilët sipas tij janë pjese e problemit historik te informalitetit ne ekonominë shqiptare, duke deklaruar se me fillimin e sesionit te ri parlamentar do te ndryshohet edhe ligji per te ashpërsuar dënimin ndaj punonjësve qe marrin ryshfet.