Veliaj prezanton administratorin e Kombinatit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjoba financiare zaptuesve te hapësirave publike. Paralajmërimi vjen nga kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, i cili tha se do te hartohet një pakete ligjesh per ndëshkimin e personave qe cenojnë territorin publik te kryeqytetit me ndërtime pa leje, ndotje apo vandalizma.?Është e pafalshme që njerëzit e ndershëm që paguajnë taksa të paguajnë punën për të prishur ndërtimet pa leje dhe për të liruar hapësirat publike. Do të propozojmë një paketë, ku jo vetëm do të gjobiten ata që vandalizojnë, ndotin dhe hedhin plehra, ata që zaptojnë hapësirat publike, por do të marrin edhe faturat për të sjellë në origjinalitet atë hapësirë ku kishte një zaptim?, tha Veliaj?.Veliaj ishte ne njësinë 6, ku prezantoi administratorin Adriatik Merko i shoqëruar edhe nga Ministri Saimir Tahiri, si deputet i zonës. Ai tha se kjo njësi ka pasur edhe problematikat më të mëdha dhe se ndryshimet nuk behen ne nje dite.?I kam kërkuar administratorit të njësisë që të bëjë një inventarë të të gjithë nevojave që ka komuniteti. Dhe të fillojmë të zgjidhim gradualisht të gjitha nevojat me buxhetin që do vëmë në dispozicion për komunitetin?.Nga Kombinati, kryebashkuiaku u bëri thirrje qytetareve ti bashkohen aksionit te 4 shtatorit për pastrimin e Tiranës.

Free Traffic Exchange