http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
1 ne 3 biznese ne Shqipëri kryen evazion fiskal ose janë pa licence. Ky fakt tronditës per ekonominë, pranohet nga ministri i zhvillimit ekonomik Arben Ahmetaj, i cili ka ripërsëritur qëndrimin e qeverise, se ne shtator do te nisin operacionin antiinformalitet. Duke e konsideruar këtë situate alarmante Ahmetaj, tha se informaliteti është sëmundja qe po gllabëron paratë e shqiptareve. Ne prag te nisjes se operacionit, Ahmetaj i beri thirrje biznesit qe te pajiset me kase fiskale, pasi masat ndëshkuese do te jene te forta. Ne 7 muaj, qeveria ka një mosrealizim ne te ardhura ne masën 12 mld leke. Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka konsideruar situatën ne financat publike si zhgënjyese per institucionet përgjegjëse. Mbledhja e te ardhurave është kushti kryesore per te vijuar marrëveshjen me FMN dhe për te disbursuar këstet e kredisë qe institucioni ndërkombëtar ka miratuara për Shqipërinë.