http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne orën 6 te mëngjesit forcat e policisë kane rinisur operacionin per asgjësimin e parcelave me bime narkotike ne Malësinë e Dukagjinit. Gjate paradites se sotme operacioni është shtrire ne fshatrat e njësisë administrative Shosh dhe numri i bimëve te asgjësuara është rreth 20 mije. Deri ne këto momente nuk është shënuar asnje përplasje mes forcave te policisë dhe kultivuesve te bimëve narkotike dhe mendohet se aksioni do te vazhdoje deri ne orët e vona te mbrëmjes. Ne operacionin e koduar ?Shoshaj? marrin pjese efektive te RENEA-s, FNSH-se dhe punonjës se Drejtorisë se Policisë Shkodër jane angazhuar 450 forca policore dhe mbi 70 automjete te mbështetura edhe nga helikopterë qe monitorojnë zonën nga ajri. Ende nuk ka nje afat se kur do te mbyllet operacioni per shkak edhe te terrenit te vështire, por nje vit me pare kur policia ndërmori aksionin kundër kanabisit ne këtë zone, operacioni zgjati nje jave dhe pati përplasje me arme zjarri. Banoret e disa fshatrave qe kishin kultivuar parcelat me kanabis hapen zjarr ndaj uniformave blu.