Masat për ndeshjen Skënderbeu - Dinamo e Zagrebit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne prag te ndeshjes historike midis kampioneve te Shqipërisë me Dinamon e Zagreb, policia e Elbasanit ka bere publike masat e marra per te siguruar ruajtjen e rendit dhe shmangien e çdo incidenti. Policia do te paralizojë qarkullimin me automjete ne shëtitoren që nga stadiumi deri tek 1 maji. Automjetet nuk do te lejohen te qarkullojnë edhe ne zonën nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikes, ndërsa nuk do te lejohen parkimet përpara Pallatit te Sportit dhe para stadiumit. Policia ka paralajmëruar se te gjithë tifozët qe duan te hyjnë ne stadium, nuk duhet te kenë me vete sende te forta, shishe apo edhe fishekzjarrë. Për ruajtjen e rendit publik do te angazhohen 420 forca policore, ndërsa futja e tifozëve do te behet 2 ore para me qellim shmangien e radhës. Ndeshja midis Skënderbeut dhe kroateve te Dinamos se Zagrebit do te luhet ne orën 20:45 ne stadiumin ?Elbasan Arena? dhe transmetohet ekskluzivisht ne paketën tring.

Free Traffic Exchange