http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kohën kur Kosova, sapo ka votuar pro themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do te merret me hetimin e krimeve të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë vitit 1999, agjencia ?Associated press? ka publikuar video arkivën e saj për luftën e Kosovës. Mes tyre bien në sy qindra materiale filmike të masakrave serbe në Drenice, Rahovec, Izbice e asaj në fshatin e Recakut. Nga krimet serbe të kryera në Kosovë nga periudha janar 1998 qershor 1999 janë raportuar zyrtarisht 11 mijë e 800 viktima në Kosovë, pjesa më e madhe e tyre civilë. Ushtria e Milloshevicit nuk kurseu as fëmijët, ku sipas të dhënave rezulton se rreth 300 fëmijë të masakruar kanë qenë nën moshë 5 vjeçare, ndërsa 1400 të tjerë deri në 18 vjeç. Sipas të dhënave nga organizatat ndërkombëtare janë regjistruar të paktën 20 mijë raste të abuzimeve seksuale të femrave nga ushtarët serb, ndërsa në total 1 milion persona u dëbuan, ku afro gjysma e tyre u strehuan përkohësisht në Shqipëri. Themelimi i një Gjykate Speciale, të ngjashme me atë të ngritur me insistimin e ndërkombëtareve në Kosovë kanë qenë ndër argumentet kryesor te liderit te AAK-së Haradinaj, Limajt të Nismës e Kurtit te Vetëvendosjes, kundër këtij institucioni. Ata e cilësonin si të paprecedente rastin e ngritjes së një gjykate që heton viktimat dhe jo përgjegjësit e luftës së Kosovës gjatë vitit 1999.