Jalë, Meta flet për rezultatin e zgjedhjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta ka folur per rezultat te shkëlqyer te LSI ne zgjedhjet lokale te 21 qershorit. Gjate nje takimi me te rinjtë e LRI ne Jale, kryetari meta vlerësoi votat qe LSI mori ne qytetet e mëdha, edhe pse partia e drejtuar prej tij humbi disa bashki te rëndësishme si Kukesi e Lezha, si dhe disa bastione te se majtës si Pogradeci e Mallkastra?Rezultati më i shkëlqyer padyshim që u arrit në qytetet më të mëdha të Shqipërisë falë punës së LRI-së dhe sidomos në Tiranë ku padyshim LRI-ja ishte ajo që e drejtoi pothuajse të gjithë fushatën ashtu sikurse drejtoi edhe gjithë listën e kandidatëve tanë. Dhe besoj që është një fakt i jashtëzakonshëm që nuk ndodh askund tjetër, vetëm në Lëvizjes Socialiste për Integrim, që në 13 këshilltarë e zgjedhur në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, 9 të jenë të Lëvizjes Rinore për Integrim?.Per Meten forca dhe suksesi i LSI janë pikërisht te rinjtë?Ky rezultat është tërësisht e merituar, sepse shumica e votuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim i takojnë gjeneratës tuaj, gjeneratës më të re, por jo vetëm për këtë arsye, por edhe për shkak sepse cilësitë dhe aftësitë tuaj dhe të përfaqësuesve tuaj kanën qenë dhe mbeten shumë të spikatura ashtu sikurse e tregoni vazhdimisht kudo në të gjitha debatet, në të gjitha eventet publike ku të rinjtë dhe përfaqësuesit e Lëvizjes Rinore për Integrim dallojnë në mënyrë të veçantë për aftësitë e tyre, për argumentet e tyre, për bindjen e tyre, dhe natyrisht që në të gjithë këtë rrugëtim një ndikim të veçantë ka edhe Jala që zhvillohet për të shtatin vit radhazi?.Pak jave me pare edhe aleati i Ilir Metes, Edi Rama ishte ne Jale per t?u takuar me te rinjtë socialiste e per te kërkuar rritje te angazhimit te tyre ne politike.

Free Traffic Exchange