http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga kushtet që Bashkimi Europian i ka vendosur Greqisë për të përftuar ndihmën ekonomikë prej 86 miliardë eurosh është dhe njohja e shtetit të Kosovës. Lajmi është publikuar nga mediat në Serbi, të cilat citojnë burime kofidenciale në Bruksel. Sipas gazetës ?Blic? kushtet e unionit nuk kanë qenë thjesht e vetëm ekonomike, por dhe politike. E përditshmja ?Blic? thekson se do të ishte një mrekulli që Greqia të mos njihte shtetin më të ri në Ballkan, më së shumti brenda këtij viti. Ajo që mund të bëjë diplomacia serbe, është të paktën ta shtyjë në kohë sa të jetë e mundur këtë vendim të Athinës. Për këtë shkruan ?Blic?, mund të ndikojë vizita e Daçiç në muajin tetor në kryeqytetin grek. Ky i fundit i ka kërkuar zyrtarisht shpjegime homologut të tij Nikos Kocias për qëndrimin që mbajti gjatë vizitës së parë të një ministri të jashtëm grek në Prishtinë. Numri një i diplomacisë greke foli për një ere të re në marrëdhëniet mes dy shteteve, ndërsa theksoi se shteti i tij do të ndihmojë në anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.