http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne qytetin muze te Gjirokastrës një ndërtese monument i kategorisë se dyte, është shembur gjate natës. Shkak i shkatërrimit te godinës 6 këndore, e cila ndodhet ne qendrën karakteristike te pazarit janë bere shirat e rrëmbyeshëm. Sipas specialistëve prej kohesh ky objekt ka paraqitur rrezik per shembje. Tregtarët që kanë me qera katin e parë të ndërtesës tregojnë se shqetësimi është ngritur në vijimësi, dhe ankesat e tyre i janë drejtuar Drejtorisë Rajonale dhe Ministrisë së Kulturës. Ndërkaq Drejtoria Rajonale e Monumenteve, e cila ka kryer në mëngjes rrethimin e zonës se shembur, bën me dije se është vlerësuar dëmi dhe janë marrë masa paraprake në pjesën e brendshme të godinës.