Skënderbeu thirrje për huliganët kroatë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klubi i Skënderbeut ka kërkuar marrjen e masave, ne parandalimin e veprimeve te dhunshme nga ana e grupeve huligane ne prag te sfidës se pare te playoffit ne Champions League ndaj Dynamos se Zagrebit. Zyrtare te klubit kane beret te ditur se kane mare informacione, se grupe huliganesh nga Kroacia do te tentojnë te dëmtojnë zhvillimin normal te takimit ne ?Elbasan Arena?, me qellim prishjen e imazhit te Dynamos se Zagrebit dhe jo vetëm. Informacionet kane mbërritur nga klubi kroat, i cili do te sjelle ne Elbasan ditën e mërkure 4 oficere sigurie për te kontrolluar tifozët e Dynamos. Sipas informacioneve mes klubit dhe tifozëve te skuadrës ka patur mosmarrëveshje te mëdha. Grupimi me i rrezikshëm i tifozerise i skuadrës kroate është Bad Boys Blue, shume here i akuzuar per huliganizëm. Zyrtare te klubit korçare kërkuan nga tifozët vendas qe te jene te vëmendshëm ne stadium dhe ne rast se konstatojnë praninë e tifozëve te tille kundërshtare, te njoftojnë menjëherë policinë.

Free Traffic Exchange