Motrat Kajtazi rrezikojnë burgun - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Motrat Kajtazi akuzohen për vjedhje dhe shkatërrim të pronës me zjarr. Pak ditë nga gjetja e tyre dhe publikimit të videos në rrjetet sociale ku rrëfenin dhunën e prindërve, Orialda dhe Klevisa Kajtazi rrezikojnë burgun. Burime pranë Prokurorisë thanë se pas arratisjes së tyre dhe gjetjes së një letre në shtëpi ku shkruhej një mesazh kërcënues, prokuroria kreu një ekspertim të shkrimit. Pas verifikimeve doli se letra ishte shkruar nga Klevisa Kajtazi, kjo krahasuar dhe me modelet e mëparshme te shkruara nga 14 vjeçarja. Sipas organit të akuzës ne deklarimet e tyre motrat kane shpjeguar se kane patur konflikte ne familje, janë keqtrajtuar nga prindërit dhe nga motra e madhe Alketa dhe janë dhunuar fizikisht prej tyre. Për te dale nga situata e krijuar ne familje ato kane përdorur ilaçe gjumi, ne ushqim. Kur familjarët u shtruan në spital, Orialda dhe Klevisa kanë qenë të vetme në shtëpi. Pasi dhanë deklarimet e tyre për policinë, të frikësuara ato largohen si e vetmja mënyre per te mbuluar atë qe kishte ndodhur me ilaçet ne ushqimin e prindërve dhe njëkohësisht per te shpëtuar prej keqtrajtimit te tyre. Sipas organit të akuzës, motrat marrin me vete disa veshje, dokumentet e identifikimit, si edhe disa para te familjes. Gjithashtu, vajzat kane shpjeguar se përpara se te largoheshin, kane vene zjarr ne banese dhe kane lënë nje letër te shkruar, me qellim qe ngjarja te dukej sikur ishte kryer nga persona qe donin te hakmerreshin. Për të gjitha këto prokuroria ka konkluduar se motrat Kajtazi me dashje duke marre sendet dhe shumen e te hollave, si edhe duke djegur banesën e familjes se tyre, kane konsumuar veprën penale ?vjedhje? dhe ?shkatërrimi i pronës me zjarr.