156 mijë shtetas shqiptarë duhet të riaplikojnë për pasaporta për fëmijët e tyre, për shkak të një gabimi teknik gjatë prodhimit të dokumentit biometrik në vitet 2009-2010. Gjatë një interviste për Top Channel, drejtoresha e sistemeve informatike në Drejtorinë e Pergjithshme të Gjendjes Civile, Miranda Harizaj pohon se pasaportat, për shtetasit deri në 16 vjeç, aksidentalisht janë prodhuar me afat 10-vjeçar, ndërsa duhet të ishin me afat përdorimi për 5 vite.