http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Emigranteve shqiptare qe u është refuzuar kërkesa per azil nuk do te mund te hyjnë ne kete shtet deri ne një njoftim te dyte. Masa është marre nga shteti gjerman, i cili ka vendosur ndalimin e hyrjes dhe qëndrimit per shtetasit e Ballkanit, te cilët kane marre nje përgjigje negative ne aplikimin e tyre. Kjo mase është marre nga Zyra Federale per Migrimin dhe Refugjatet. Duke folur nga Nurembergu, presidenti i kësaj zyre Manfred Shmid ka thëne se nga data 1 gusht ka filluar zbatimi i kësaj mase. Sipas tij ajo merret ne kuadër te planit te ri gjerman qe synon te reduktoje fluksin e madh te azilanteve, jo nga vendet ne krize, por nga shtetet e Ballkanit. Këta te fundit janë klasifikuar si refugjate ekonomike. Shmid deklaroi se kane nisur dhe njoftimet zyrtare per te gjithë personat e prekur. Sipas presidentit te Bamf Shmid nje mase te tille pritat ta ndërmarrin dhe shtetet e tjera te shengenit si Norvegjia, Islanda, Zvicra e Lihtenshtejni. Vetëm ne gjashtëmujorin e pare te vitit 2015, te paktën 30 mije shqiptare kane aplikuar për azil ne Gjermani. Berlini zyrtar ka nisur kthimin me procedure te përshpejtuar te emigranteve. Me herët është njoftuar se pjesa dërrmuese e kërkesave per azil do te refuzohen.