http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e shtetit ekstradoi nga Athina një 44 vjeçar të dënuar me burgim të përjetshëm. Fatmir Zeneli nga Vlora u arrestua në shtetin Grek ndërkohë që mbërriti në Rinas këtë të shtunë. Në vitin 2000 Gjykata e apelit në Vlorë e ka dënuar me burgim të përjetshëm 44 vjeçarin nga Vlora për akuzat e ?vrasjes me dashje?, ?plagosjes së rëndë me dashje? si dhe ?armëmbajtjes pa leje?. Sipas policisë në vitin 1997 në Vlorë Fatmir Zeneli i njohur dhe si Gazmir Zeneli vrau për hakmarrje. Pasi pa hasmin në hyrje të një bilardoje në qytetin e Vlorës, Zeneli u nis drejt tij me armë për ta qëlluar. Viktima Lutfi Hyseni sapo pa Zenelin që vinte drejt tij i armatosur ka hyrë në bilardo dhe u përpoq të fshihej pas një tjetër personi Agron Ceci.Në këtë moment 44 vjecari qëlloi me breshëri automatiku, duke i vrarë të dy, si dhe lënë të plagosur një tjetër person shtetasin Durim Pulaj. Zeneli u arrestua ne mars të këtij viti në kryeqytetin grek, ndërkohë që iu dorëzua autoriteteve shqiptare në Rinas.