Peleshi për ligjin e turizmit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri 2 i qeverise Niko Peleshi, e ka cilësuar si nje sjelle partizanesh vendimin e kreut te shtetit Bujar Nishani per mos dekretimin e ligjit per turizmin. Duke folur nga Pogradeci, zv/kryeministri Peleshi tha se me këtë veprim i është thene jo paketës se investimeve ne turizmin vendas. Ky reagim i Peleshit vjen pak dite, pasi kreu i shteti ktheu për rishqyrtim ligjin per turizmin. Ne argumentin e tij Nishani ka evidentuar disa pika pse sipas tij, ky ligj është antikushtetues. Me kryesori është fakti se nuk ka një procedure te qarte dhe ne përputhje me ligjet ne fuqi per vënien ne dispozicion te pronës, per investitorin. ?Te njëjtin fat pësoi edhe ligji per arsimin larte, i cili edhe pse u shqyrtua ne nje seance te posaçme ne kuvend, serish ai është cilësuar antikushtetues nga presidenti Bujar Nishani?.