Shpërthim tritoli pranë QSUT - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shpërthim i fuqishëm tritoli ne shesh pushimin e një pallati, tronditi banorët e rrugës ?Ali Baushi? në Tiranë fare pranë spitalit pedriatik. Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të premteje ndërsa shpërthimi alarmoi dhe stafin e sigurisë së QSUT-së. Burime pranë policisë thanë se lënda plasëse ishte e vendosur dy metra larg murit të pallatit, ndërkohë që nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ku u thyen xhamat e disa automjeteve të parkuara pranë zonës. Nga të dhënat e para të policisë dyshohet se eksplozivi është vendosur si mesazh kërcënues për një nga familjet e pallatit, por nuk përjashtohet dhe mundësia e vendosjes së lëndës plasëse për motive konkurrence, kjo pasi në zonë ka disa biznese.

Free Traffic Exchange