http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për opozitën, qytetarëve shqiptarë po u kushton çdo ditë e më shumë çmimi në rritje i karburantit. Koordinatori demokrat Mateo Spaho, tha se kjo është një darë financiare që sjell rrënim e varfëri.Mateo Spaho:Çmimi më i lartë i karburantit në rajon e më gjerë, ka sjellë për shqiptarët dhe kosto të tjera shtesë në çdo produkt e sektor të jetës që ndikohet nga transporti dhe prodhimi përmes naftës. Qytetarët tanë sot e paguajnë naftën afërsisht sa finlandezët, danezët e suedezët, kur dihet se të ardhurat tona janë disa herë më të ulëta se në këto vende. Ndërsa çdo ditë dëgjojmë lajme për ulje te çmimit të naftës në Europë e në mbarë botën, në Shqipëri ka vetëm rritje dhe ka raste kur çmimi shkon deri në 1900 lekë litri.Për demokratët kjo skemë rrënuese financiare për xhepat dhe familjet shqiptare, mbahet me forcë nga qeveria dhe kryeministri Rama, përmes taksave dhe favorizimit të klientelës së tyre.?Çmimit të lartë të naftës, i është shtuar edhe kontrabanda masive e miqve të kryeministrit që kanë përfituar deri në 100 milionë dollarë, para këto që kanë përfunduar në xhepat e qeveritareve te korruptuar, dhe jo në rrugë, shkolla, kopshte, rritje pagash e pensionesh. Ulja e çmimit të naftës dhe zhdukja e kontrabandës dhe evazionit është pjesë e platformës së Partisë Demokratike për shpëtimin e ekonomisë së vendit?.Spaho tha se pasi të marrë në duar frerët e pushtetit, Partia Demokratike është e vendosur dhe do ta ulë çmimin e naftës, duke hequr menjëherë taksën Rama prej 240 lekë për litër.