Miratohen banesat sociale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë 242 familje të cilat do të mund të strehohen në këto pallate, të ndërtuara nga Bashkia Tiranë para shumë viteve. Në mbledhjen e parë pas asaj të konstituimit, Këshilli Bashkiak miratoi shpërndarjen e banesave sociale me qera, në zonën e Shkozës. Vendimmarrje, e cila kaloi me debate mes këshilltarëve të djathtë dhe kreut të Bashkisë, Erion Veliaj. Më shumë se për çështje teknike, debati u shndërrua në politikë. Me votat e këshilltarëve të shumicës së majtë të Këshillit, u miratuan edhe ndryshimet buxhetore për muajt e mbetura të këtij viti, si dhe rishikimi i disa taksave. Kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana është në situatë emergjente, për pasojë të borxheve të mbartura. Por, për opozitën deklaratat e kryebashkiakut janë politike dhe të pabaza. Ndryshimet në taksa nuk kaluan pa batuta. Shkak u bë një taksë e panjohur më parë për kryeqytetasit, ajo për qentë e luksit. Gjithashtu, këshilltarët kanë miratuar projekt-vendimin për dhënie e ndihmës ekonomike dhe pagesës për invalidët e punës, për periudhën 1-31 Korrik 2015, nga e cila përfitojnë 4629 familje.

Free Traffic Exchange