Zusi: Fermerët duhen organizuar në shoqata - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është përgjigjja që ministria e Bujqësisë i jep të gjithë fermerëve të cilët ankohen se edhe pse kanë patur një prodhim të mirë, nuk kanë treg për të shitur dhe u ka mbetur stog. Zv/ministri i Bujqësisë, Alban Zusi propozon që qeveria duhet të fillojë të marrë parasysh që të bëjë ndryshime ligjore, në mënyrë që të vendoset si kusht që përpara të mbjellave, duhet të bëhet më parë një konsultim me eksportuesit e mallrave bujqësore. Sipas tij, tashmë ka ardhur koha që fermerët duhet të organizohen në shoqata dhe kooperativa në mënyrë që të ketë prodhim më të madh, të orientuar dhe me kosto më të lirë. Edhe pse ka patur një rritje të eksporteve bujqësore, ky vit sërish ka qenë fatkeq për disa kultura, siç janë ato të domateve dhe qershive. Autoritet këshillojnë që organizimi mes fermerëve mund të sjellë rritje të fitimeve të tyre.