Dhuna në familje, shtohen rastet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhuna në familje është kthyer në një shqetësim serioz për policinë ndërkohë që urdhra të tillë mbrojtjeje lëshohen çdo ditë nga gjykata. Vetëm ne 13 ditët e para të gushtit në të gjithë vendin janë plotësuar kërkesë paditë për lëshimin e 82 urdhrave të mbrojtjes. Në Tiranë denoncimet e dhunës në familje, e kryesisht ndaj grave kapin shifra rekord ku vetëm brenda një dite policia ka ndërhyrë në 13 raste. Dhuna e padenoncuar kap shifra akoma më të larta. Sipas psikologëve shkaqet janë të shumta, por tek çiftet shqiptare një rast i mundshëm dhune shfaqet që tek divorci. Sipas ekspertëve në periudhën e verës ka një rritje të rasteve të kësaj forme dhune Nga muaji maj e deri në 15 ditëshin e parë të gushtit policia e Tiranës ka lëshuar rreth 240 urdhra mbrojtjeje. Që prej fillimit të këtij viti, Gjykata e Tiranës ka lëshuar mbi 500 urdhra mbrojtjeje ndërkohë që policia ka arrestuar 51 persona, të cilët kanë shkelur masat, por edhe kanë shkuar deri në krim në familje.