OSHEE, aksion në bregdet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zhvendosja e bizneseve përgjatë vijës bregdetare përgjatë periudhës së verës ka bërë që një pjesë e mirë e stafit të kompanisë që shpërndan energjinë elektrike të nisë një aksion të madh në zonat e plazhit, nga Velipoja në Sarandë. OSHEE ka angazhuar rreth 100 punonjës të cilët bëjnë kontrolle për paligjshmërinë e lidhjeve apo për ata që janë debitorë, qoftë këta biznese familjarë ose jo familjarë. Situate mjaft problematike raportohet edhe për zonën e Durrësit. Nga 14 mijë kontrolle të ushtruara vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit në qytet, gjysma rezultonin të ishin debitorë të energjisë. Deri tani vetëm për zonën e veriut, e cila përfshin Shkodrën, Lezhën, Shën Gjinin dhe Velipojën janë arkëtuar 60 mijë dollarë nga aktmarrëveshjet e reja. Rastet më të shpeshta në këtë zonë që raportojnë stafet e përforcuara të OSHEE janë ato të rilidhjeve të energjisë, pasi iu janë shkëputur njëherë, ose lidhja e dyfishtë që kanë bizneset.

Free Traffic Exchange