http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shpërthimit të bombolave të gazit në lagjen ?Don Bosko? në Tiranë, Reparti i Zjarrfikëseve në Berat ka nisur kontrollet për sigurinë teknike të bombolave të gazit. Këtë herë kontrollet nuk janë fokusuar vetëm tek subjektet ku mbushen bombolat dhe tregtohet gazi, por dhe në të gjitha vendet ku ai përdoret si lëndë e parë për gatim, si restorante, bare dhe lokale. Sipas Drejtorit të Repartit të Zjarrfikësve, Luman Spathara këto kontrolle kanë si qëllim verifikimin e sigurisë së pajisjeve. Spathara theksoi se këto kontrollet do të vijojë deri ne zbulimin e te gjitha subjekteve që shkelin ligjin. Për të mos qëndruar vetëm në masat administrative shefi i shërbimit zjarrfikës kërkon që të ngrihet një taks forcë për këtë problem.