http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkitë e Krujës, Beratit dhe Gjirokastrës do të bllokojnë lejet e ndërtimit, derisa të bëhen planet e plota urbanistike. Por 14 bashki të tjera të mëdha, sipas zëvendëskryeministrit Niko Peleshi, do të kenë mundësi të zhvillojnë territoret e tyre. Nga Korça Peleshi tha se lejet e ndërtimit të dhëna ne Tiranë kanë qenë problematike. Të mërkurën kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj tha se po bëhet gati dosja për lejet e dhëna nga paraardhësi i tij Lulzim Basha. Prokuroria e Tiranës, ndërkohe ka nisur hetimet nen akuzën e shpërdorimit të detyrës.