Basha: Ekonomia në pikiate - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarët po përjetojnë krizën më të thellë ekonomike, ka deklaruar kryetari demokrat Lulzim Basha. Ai tha se deficiti nuk është 134 milion dollarë të ardhura të pambledhura, por mbi 160 milionë. Që vendi të mos kapitullojë, është i domosdoshme veprim i shpejt. Për këtë Basha tha se në PD po punohet për një paketë shpëtimi të vendit. Në bashkëbisedimin me gazetarët, Lulzim Basha sqaroi se nuk i trembet ndonjë hetimi të mundshëm nga Prokuroria për lejet e ndërtimit të dhëna gjatë kohës që ka drejtuar Bashkinë Tiranë. Kryetari demokrat, këmbëngul në faktin se vendi po kalon situatën më të rëndë, duke detyruar shqiptarët të marrin rrugët drejt Gjermanisë si azilkërkues. Protestat përbëjnë një mjet të pashmangshëm në këto kushte. Dhe ne fund, ai hodhi poshtë çdo hamendesim për lojëra në kulisa për aleanca politike me PS apo LSI.