Elbasan, shtohen virozat te fëmijët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Virozat e stinës së verës janë ende në qarkullim. Më të prekurit janë fëmijët. Ne pediatrinë e Elbasanit te vegjlit paraqiten me shenja të dehidratimit, diare, të vjella, temperature dhe mungesë oreksi. Sipas mjekut pediatër Edmond Laho shkak i virozave janë ndotja e ujit dhe ushqimet e konservuara. Çdo dite në urgjencën e pediatrisë në Elbasan, shfaqen rreth 80-100 raste me simptomat e virozave stinore. Shumica e pacientëve të vegjël marrin mjekim ditor dhe më pas kthehen në shtëpi. Ndërsa rastet me komplikacione i nënshtrohen regjimit spitalor. Drejtoria e Spitalit në Elbasan ka marrë masa për sigurimin e serumeve dhe antibiotikëve të nevojshëm me qellim përballimin e gjendjes.

Free Traffic Exchange