http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 3600 rrënje kanabis sativa janë zbuluar dhe asgjësuar gjatë 24 orëve të fundit ne gjithë vendin. Zona më e nxehtë e mbjelljes së hashashit mbetet Shkodra dhe zonat malore rreth saj. Në rrugë operative Policia e Shkodrës dhe ajo e Pukës kane arritur te zbulojne17 parcela te mbjella me rreth 2 mije rrënje kanabis. Ato ndodhen ne zona të thella mes pyjeve, të vështira për t?u gjetur. Edhe ne ketë rast bahet fjalë për toka pa pronar. Ndërsa ne Lezhe, policia asgjësuar me djegie 60 rrënje hashashi që arrinin deri ne 170 cm lartësi. Aksione kundër kultivimit te bimëve narkotike ka patur edhe ne jug te vendit. Ne zonën kufitare pranë Kakavijës ne Gjirokastër, u zbuluan 4 parcela me 1600 rrënjë kanabis. Policia ka marre ne pyetje banoret për të bere identifikimin e autoreve, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar.