Opozita çon “Specialen” në Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak dite pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës te Gjykatës Speciale e cila do te hetoje krimet e pretenduara te ish-luftëtareve te UCK, partitë opozitare dorëzuan ne Gjykatën Kushtetuese, kërkesën per interpretimin e vendimit te Kuvendit për amendamentin kushtetues për ngritjen e saj. Vetëvendosja, Nisma dhe AAK mendojnë se ky amendament është miratuar nga Kuvendi pa përfillur procedurat ligjore-kushtetuese. Amendamenti kaloi me shumice votash në seancën e 3 gushtit, pas dështimit te votimit te pare me 26 qershor. Ne emer te opozitës sqarimet i dha deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. Ajo tha se qeveria duhet te reflektonte pas mossigurimit te votave ne votimin e pare dhe shtoi se ky amendament e pezullon Kushtetutën e Kosovës. Opozita kerkoi shfuqizimin e amendamentit. Per opoziten, amendamenti i miratuar parashikon themelimin e një gjykate që ka si qëllim diferencimin etnik dhe jo dënimin e krimeve në përgjithësi. Si e tille, ajo shkel sovranitetin e Kosoves.