Rritja e azilantëve, përforcohen kontrollet në aeroport - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fluksi në rritje i kërkesave për azil detyroi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të apelojë qytetarët për të mos marrë një nismë të tillë. Gjatë inspektimit të masave nga autoritetet policore në Rinas, kreu i policisë së shtetit tha se ata që kërkojnë azil djegin mundësinë e tyre për të lëvizur lirisht në vendet e Bashkimit Evropian. ?Djegia e mundësisë së tyre për lëvizje të lirë i kushtëzon dhe një penalitet që nuk i lejon lëvizjen e mëpashme, qoftë për turizëm, qoftë për arsye të tjera?Sipas Çakos ata të cilët kërkojnë të punojnë në hapësirën shengen ta bëjnë atë përmes procedurave ligjore. Çako tha se në 9 muajt e fundit në vendin tonë kanë hyrë dhe kanë dalë 9 milionë persona, ku shtetas të huaj kanë hyrë 2.2 milionë për arsye turizmi por edhe pune. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garantoi se pikat kufitare janë të përforcuara dhe të vendosura për të mos lejuar abuzimet me lëvizjen e lirë. Krahas Belgjikës vendi i cili po përballet me numrin në rritje të azilkërkuesve Shqiptarë është Gjermania. Për gjysmën e parë të këtij viti, autoritetet gjermane kanë regjistruar mbi 22 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët, rreth 19 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014. Shqipëria renditet e dyta pas sirianëve të cilët kryesojnë listën e kërkesave për azil kjo për shkak të luftës.

Free Traffic Exchange