Hetohen lejet e Lulzim Bashës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet per lejet e dhëna nga Bashkia e Tiranës nga ish-kryetari i saj Lulzim Basha. Gjithçka ka nisur pas kallëzimit te bere rreth një vit me pare nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit te Territorit. Ky institucion kishte kërkuar nga organi i akuzës, verifikimin e mbi 100 lejeve te lëshuara me firmën e Bashes qe nga qershori i vitit 2013. Prokuroria ka vere hetimet përkatëse dhe vetëm ketë vit, ka nisur procedimin penal per akuzën e shpërdorimit te detyrës. Menjëherë pas kësaj, i është kërkuar Bashkisë se Tiranës, tashme e drejtuar nga Erion Veliaj, qe te vendose ne dispozicion te gjithë materialin e duhur mbi lëshimin e këtyre lejeve. Ne materialin kallëzues te Agjencisë se Planifikimit te Territorit, pretendohet se ka abuzime te shumta. Zyrtaret nuk kane respektuar procedurat per miratimin e planeve te detajuara vendore ne 129 raste.Ne regjistrin e planifikimit te territorit, nuk janë botuar aktet e nevojshme per miratimin e PDV-ve. Sipas agjencisë, nuk jane respektuar kërkesat ligjore per dhënien e lejeve zhvillimore. Gjithashtu, këshilli teknik i bashkisë, nuk ka respektuar ligjin ne dhënien e opinionit teknik me miratimin e PV dhe lejeve te ndërtimit. Bashkia akuzohet gjithashtu edhe për mos ushtrim te kontrollit te territorit ne fushën e ndërtimeve si dhe për mos respektim te ligjeve dhe planit te përgjithshëm vendor nga projektuesi përgjegjës per hartimin dhe projektit arkitektonik te planeve te detajuara vendore. E kontaktuar nga Vizion Plus, Bashkia e Tiranës konfirmon kërkesën e Prokurorisë dhe shprehet se do te vendose ne dispozicion te organit te akuzës, te gjithë dokumentacionin e kërkuar. Edhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit te Territorit, sqaron zyrtarisht se kallëzimi ne prokurori është bere, pasi u vërejtën shkelje te shumta me lejet e ndërtimit.