http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Europian miratoi një fond prej 2,4 miliard eurosh ndihme per disa shtete qe po përballen me krizën e emigranteve. Pjesa me e madhe e ndihmave, rreth 560 milionë euro shkon per Italinë dhe 473 milionë per Greqinë, dy vende qe shënojnë fluksin me te larte te klandestineve. Një pjese tjetër e fondit te Brukselit do t?u jepet autoriteteve franceze dhe britanike qe po hasin gjithashtu vështirësi ne menaxhimin e situatës ne Calais, qytetin francez qe shfrytëzohet nga refugjatet per te kaluar Eurotunelin, qe i çon ne Britani. Komisioni Europian ka planifikuar te miratoje 13 programe gjate këtij viti, qe do te zbatohet me pas nga shtetet e BE-se. Sasia e parave do te përdoret për një periudhe 6 vjeçare per te ngritur qendra te pritjes, përmirësimin e procedurave te azilit, apo përshpejtimin e kthimit për ata qe nuk do te lejohet te qëndrojnë. Po kështu ato do te shërbejnë per përmirësimin e menaxhimit te kufijve, vëzhgimin dhe sigurinë e tyre. Tensionet janë përshkallëzuar mes vendeve te BE këtë vit për mënyrën sesi do te përballohet kjo krize. Mijëra emigrante nga Lindja e Mesme dhe Afrika po përpiqen te fitojnë azil ne vendet e unionit. Britania ka shtuar masat e sigurisë ne Calais pas përpjekjeve te qindra emigranteve per te hyre ne territorin e saj. Sekretari i Jashtëm britanik Hammond ka bere thirrje per nje rishikim te legjislacionit te BE, qe emigrantet te kthehen ne vendet e tyre. Me shume se 192. 000 emigrante kane mbërritur ne Europe përmes detit këtë vit dhe mbi 2 mije kane gjetur vdekjen.