“Mielli i bukës është i sigurt” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Temperaturat e larta ne këtë stine te nxehte vere, kane rikthyer edhe një here ne vëmendje, sigurinë e ushqimit baze qe konsumojmë?.bukën. Pas shqetësimeve lidhur me praninë e një mikrobi të dëmshëm në produktet e brumit, ka reaguar Ministria e Bujqësisë. Ky institucion ka analizuar 47 mostra mielli dhe buke, qe tregtohen apo dhe importohen, nga te cilat, ka rezultuar se përmbajta e tyre, ka qene e pastër. Mikrobi njihet ne gjuhen popullore si ?sëmundja e patates? dhe prania e tij, e bën bukën te papërdorshme. Por analizat e 47 mostrave te marra ne disa qytete te ndryshme, nuk janë garanci se ai nuk është prezent ne pika te tjetra tregtimi. Pak kohe me pare, tregu i miellit u përfshi nga nje tjetër debat. Sipas prodhuesve ne Shqipëri, importohet miell me nivel te ulet proteinik, çka e bën atë jo te ushqyeshëm. Por edhe pse Ministria e Bujqësisë mori vendim duke shtrënguar kriteret, serish ka një debat me prodhuesit, se ky urdhër, nuk zbatohet ne praktikë.

Free Traffic Exchange