KQZ miraton rezultatin final - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me 7 vota pro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi këtë të hënë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 21 qershorit. Në mbledhje nuk munguan debatet mes përfaqësuesve të partive në KQZ. Genci Gjonçaj i Partisë Socialiste tha se qeveria arriti të përmbushë detyrimet e saj në zgjedhjet e 21 qershorit. Ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti tha se këto janë veçse deklarata politike. Për kryetaren e KQZ-së Lefterie Luzi, zgjedhjet e 21 qershorit ishin të lira, me standarde dhe gjithëpërfshirëse. Por, ajo nuk anashkaloi edhe kritikat e raportit paraprak të OSBE/ODIHR, duke thënë se do të analizohen nga institucioni që drejton. Në mbledhjen e zhvilluar është vendosur gjithashtu që 15 parti të cilat kanë marrë më tepër vota nga pritshmëria, t?u jepet para shtesë. Ndërsa 46 partive të tjera që nuk morën votat e duhura, KQZ u ka kërkuar të kthejnë paratë mbrapsht brenda 30 shtatorit të këtij viti.

Free Traffic Exchange