Forcohen kontrollet në kufi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne përpjekje për të frenuar fluksin e azilkërkuesve shqiptarë drejtë Gjermanisë dhe vendeve të tjera të unionit, drejtori i përgjithshëm për kufirin dhe migracionin Genc Merepeza, u ka bërë thirrje qytetareve të heqin dorë nga ideja për të kërkuar azil. Nga porti i Vlorës, Merepeza deklaroi se në të gjitha pikat kufitare, do të vijojnë verifikimet për ata qe dalin nga Shqipëria. Drejtori i policisë per kufirin dhe migracionin, kërkoi qe qytetaret te ndërgjegjësohen e të mos bien pre e mashtrimeve.Deri më tani, numri i të kthyerve nga Gjermania arrin në 13.000. Të dielën zv/Ministrja e Brendshme Elona Gjerbrea, inspektoi nga afër masat e marra në pikën kufitare të Kakavijës për shtimin e kontrolleve.