http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës ka kthyer për rishqyrtim në Parlament ligjin për turizmin, duke sjellë edhe argumentet përkatëse qe fokusohen tek kundërshtitë ligjore, mungesa e sigurisë juridike, e drejta e pronës dhe cenimi i autonomisë vendore. Ne arsyetimin e firmosur nga Nishani, vihet ne dukje se ministri do të ketë të drejtë me këtë ligj të përdore fonde pa prokurim.Për këtë, në ligj në pikën 4 të nenit 31 është parashikuar se ky fond mund të përdoret pa iu nënshtruar rregullave të prokurimit publik. Pra legjislatori, ka parashikuar se Ministri i Ekonomisë dhe Turizmit mund ta përdorë këtë fond pa iu nënshtruar rregullave të prokurimit publik.Ligji për turizmin sipas presidentit, bie ndesh me Kushtetutën, sa i takon decentralizimit dhe autonomisë vendore.Ligji në nenin 34/2 të tij përcakton se: Pasuritë e paluajtshme në administrim të njësive të qeverisjes vendore që ndodhen në zonat me përparësi zhvillimi turizmi me VKM brenda 2 muajve nga miratimi i zonës kalojnë në administrim të Ministrisë përgjegjëse për turizmin.Kalimi i pronave private tek shteti në rastet kur mungon marrëveshja, cenon sipas kreut të shtetit edhe të drejtat e pronarëve të ligjshëm.Rregullimet ligjore referuar nenit 34 dhe 35 të ligjit cënojnë parimin e sigurisë juridike, pasi nuk tregohet mënyra rregullat dhe procedurat për të vënë në dispozicion të investitorit pronën shtetërore, ndërkohë që termi ?vënie në dispozicion? nuk njihet as nga KC i R.Sh-së. Kushtet për vënien në dispozicion të pasurive shtetërore për një periudhë 99 vjet, dhe nëpërmjet kontratës simbolike 1 Euro duhet të përcaktohen në ligj dhe jo me vendim të Këshillit të Ministrave, gjë e cila është rekomanduar dhe nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e NjeriutPor i paqarte është ligji edhe në rastet, kur prona e konsideruar shtetërore është de facto pronë e një pronari, i cili pret të ekzekutojë një vendim përfundimtar, apo është në procese gjyqësore.