Guxholli për sistemin e taksave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike fajëson sistemin e reformave të taksave që ka bërë kabineti i Edi Rames për situatën në buxhet dhe rritjen e evazionit fiskal. Në një intervistë për Vizion Plus, ish-këshilltarja për ekonominë e kryeministrit Berisha, thotë se ky model i rritjes së taksave ka dështur. Suzana Guxholli i bën thirrje qeverisë që të rikthejë sistemin tatimor që aplikohej dikur. Edhe kërkesën e Fondit monetar ndërkombëtar për një rritje të barrës së taksave që do të aplikohet mbi qytetarët shqiptarë, Guxholli e sheh si një dështim të qeverisë. Ajo thotë se në momentin që administrata nuk është e aftë të mbledhë të ardhurat, atëherë rrjedhimisht fondi do të propozojë rritje të taksave. Rënia e të ardhurave edhe pse taksat u rritën për dy vite rresht detyroi qeverinë që të shkurtojë me akt normativ buxhetin e 2015-ës. Për të gjithë vitin Ministria e Financave parashikon që të mos mbledhë plot 163 milion dollarë, ku 84 milion kanë qenë minus që në 6 muajt e parë. Edhe pse ka lajmëruar që në shator do të nisë një luftë të madhe ndaj evazionit, sërish ministria e financave nuk shpreson në përmirësim të të ardhurave, pasi edhe gjysma e dytë e vitit parashikohet të mos mbledhë 79 milion dollarë taksa.

Free Traffic Exchange