Pushimet në plazhin e Zvërnecit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vlora ofron për pushuesit një sërë destinacionesh turistike, ku nuk mungon relaksi, qetësia, pastërtia, rregulli, por edhe ushqimi i mirë. Një destinacion i tille është Zvërneci qe ofron një plazh ranor. I gjendur pak kilometra larg qytetit të Vlorës, Zverneci tashme ka një pamje ndryshe nga vitet e kaluara, pasi është i përshtatshëm edhe për turizëm familjar. Vetë pushuesit shprehen se e kanë zgjedhur, për hapësirat e bollshme, plazhin ranor, atmosferën e qetë e detin e pastër. Por një nga shqetësimet e pushuesve është mungesa e rojeve bregdetare dhe e shërbimit shëndetësor. Në raste emergjence ata duhet t?i drejtohen qytetit.Për operatorët turistikë në këtë zonë, ky është një vit i kënaqshëm, i cili është shoqëruar me rritje vizitorësh e pushuesish drejt plazheve ranore.

Free Traffic Exchange