http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashmë që zgjedhjet lokale kanë përfunduar, partitë e koalicionit opozitar, duhet të përballen me ndarjen e posteve drejtuese në 15 bashkitë, që mundën të fitonin më 21 qershor. Kryerepublikani Fatmir Mediu kërkon zbatimin e marrëveshjes parazgjedhore. Sipas kësaj marrëveshjeje, në ato Bashki ku PR rezulton forcë e dytë politike në radhët e koalicionit, do të ketë të drejtën e përfaqësimit në nivel n/kryetar bashkie, administrator, drejtor apo shef sektori. Marrëveshja e nënshkruar do të respektohet nga Partia Demokratike, siguron Jorida Tabaku. Por, Tabaku duket se ka një merak më të madh se përfaqësimi i partive në bashkitë e fituara nga e djathta. Ajo thotë se për të gjithë administratorët që kanë nisur apo do nisin punën, nuk kanë asnjë bazë ligjore mbi aktivitetin e tyre. Ndryshimet në ligjin për pushtetin vendor konsiderohen nga opozita si domosdoshmëri për funksionimin dhe organizimin e bashkive të reja.